Kandidatët diskutuan temën para komisionit dhe të ftuarve.
Programi i studimit Mjekësi në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" lëshon diplomë të perbashket me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata”, e njohur në Bashkimin Evropian dhe më gjerë.
Studentët e Programit të Studimit Mjekësi fitojnë aftësitë shkencore bazë dhe përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit të mjekut. Ata përfitojnë gjithashtu metodologjinë dhe kulturën e nevojshme për formimin e tyre afatgjatë dhe për një autonomi profesionale, vendimmarrjeje dhe vepruese të përshtatshme.
Urime të sapodiplomuarve!
Per me shum informacion mbi Programin e Studimit Mjekësi vizitoni faqen e internetit https://www.unizkm.al/.../corso-di-laurea-in-medicina.../al