×

Profesionist për një ditë

Dita më e bukur për një të ri është padyshim dita kur nis të ushtrojë profesionin që ka ëndërruar. Ndaj Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" po iu jep një mundësi të dobishme të gjithë maturantëve që po kërkojnë ende përgjigje për zgjedhjet që do të bejnë.

Eja të provosh se çfarë do të thotë të jesh ekonomist, arkitekt, fizioterapist, farmacist dhe infermier. Zgjedhja bëhet më e lehtë kur ke pranë profesorë, koordinatorë e staf mbështetës siç do të gjesh në Kampusin tonë universitar. 

Hidhi një sy këtij postimi dhe shëno datën tënde.

28 qershor 2024 - Arkitekt për një ditë
 2 korrik 2024 - Farmacist për një ditë
 2 korrik 2024 - Infermiere për një ditë
 2 korrik 2024 - Fizioterapist për një ditë
 3 korrik 2024 - Ekonomist për një ditë

Të presim!

Na ndiqni