×

Projektet Prof. Assoc. Malvina Hoxha

Kemi kënaqësinë  t'ju njoftojmë se dy projekte të reja, të prezantuara nga Prof. Assoc. Malvina Hoxha, përgjegjëse e Departamentit të Vlerësimit Kimiko-Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave, Fakulteti i Farmacisë, janë përzgjedhur për financim dhe do të implementohen duke filluar nga vjeshta 2023.

Projekti “Harmonizimi i Legjislacionit Farmaceutik Shqiptar me Direktivën Europiane të Barnave” - PHARM-EU, i cili përfshihet në modulin Jean Monnet, do të financohet nga programi Erasmus+ i BE-së.

Objektivi i tij është të zgjerojë kurrikulat e studentëve, profesionistëve të ardhshëm të shëndetit (farmacistë, mjekë, dentistë, infermierë dhe fizioterapistë), nëpërmjet një moduli që do t'i lejojë ata të shqyrtojnë dhe krahasojnë legjislacionin farmaceutik shqiptar me direktivën e europiane për barnat, si dhe njohjen e praktikave të vendeve të Bashkimit Europian në lidhje me legjislacionin farmaceutik.

Projekti “Demenca në Shqipëri: epidemiologjia, terapia farmakologjike dhe përdorimi i antibiotikëve” është një projekt kërkimi dhe zhvillimi që do të financohet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

Objektivi i tij është të përcaktojë prevalencën e demencës në nivel kombëtar, të identifikojë faktorët e rrezikut në kontekstin shqiptar dhe të promovojë parandalimin e sëmundjes.

Aplikimi dhe përfitimi i financimeve për projekte të tilla është një arritje e rëndësishme dhe tregues i përkushtimit tonë ndaj arsimit, kërkimit dhe integrimit europian të vendit.

Ne do t'ju mbajmë të përditësuar për çdo zhvillim të projekteve dhe do të ndajmë burimet dhe iniciativat që dalin prej tyre.

Na ndiqni