×

Projekt didaktiko-kulturor

Si pjesë e veprimtarisë mësimore të lëndës së Matematikës Financiare, një grup studentësh të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në vitin e dytë bachelor, në Ekonomi dhe Biznes, të Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale, në 20 nëntor 2018, vizituan Bankën Qendrore të Shqipërisë, të shoqëruar nga Prof. Mauro Bisceglia, Profesor i Matematikës Financiare, dhe Bardhë Karra, Koordinatore e Kursit.


Në vijim të lëndës Matematikë Financiare, me titull ANALIZA FINANCIARE DHE MENAXHIMI - Vëzhgime të thjeshta

Nga Prof. Mauro BISCEGLIA

Si pjesë e veprimtarisë mësimore të lëndës së Matematikës Financiare, një grup studentësh të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në vitin e dytë bachelor, në Ekonomi dhe Biznes, të Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale, në 20 nëntor 2018, vizituan Bankën Qendrore të Shqipërisë, të shoqëruar nga Prof. Mauro Bisceglia, Profesor i Matematikës Financiare, dhe Bardhë Karra, Koordinatore e Kursit. Kjo vizitë ngjalli konsiderata interesante dhe bëri që studentët, me ndihmën e pedagogut të hartonin një projekt, i cili vëzhgonte aspektet historike, kulturore, financiare dhe menaxhuese të një "banke", duke përdor konceptet kryesore të studiuara në Financë, për vëzhgime të përshtatshme dhe interesante. Projekt studioi në thellësi, disa aspekte menaxhuese dhe financiare të një banke tipike. Në veçanti, studentët i vendosin vetes qëllimin për të kuptuar se si funksionon një institucion bankar i nivelit të dytë, dhe ky studim është adresuar nga një këndvështrim jo vetëm financiar. Për këtë, ishte e përshtatshme të analizohej menaxhimi i një banke, që dallohet kryesisht në sigurim dhe transaksione, dhe në këtë drejtim u mendua të vëzhgoheshin më mirë gjërat, duke e bërë këtë nga brenda. Grupi i studentëve identifikoi veten me një Bord Drejtues banke. Bordi vendosi të krijojë një plan parashikimi financiar për bankën, duke vlerësuar një seri financimesh dhe operacionesh investimesh, duke marrë parasysh të gjitha artikulimet e mundshme në këtë analizë, duke mos lënë pas dore aspektet cilësore, që ndikojnë në zgjedhjet relative. Për më tepër, kostot dhe kthimet përkatëse që këto transaksione gjenerojnë në një bankë, u morën parasysh, në mënyrë që të arrihej një rezultat i arsyeshëm operativ, i parashikuar dhe i përafërt. Raporti i kësaj pune u prezantua nga vetë studentët në një konferencë të titulluar "Bankat dhe Territori Shqiptar: Vëzhgime Financiare", organizuar nga Prof. Mauro Bisceglia, në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në 24 maj 2019, ku përveç përshëndetjeve institucionale të Presidentit të Fondacionit, At Daniele Bertoldi, të Zv. Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Belinda Ikonomi, i Dekanit të Fakultetit Prof. Vittorio Teotonico, i Deleguarit të Rektorit për marrëdhëniet me sipërmarrjet Prof. Giovanni Lagioia, koordinatori i politikave ndërkombëtare të rajonit të Puglia-s, Dr.Claudio Polignano dhe nga Dr. Serafino Stajano, përfaqësues i Ambasadës Italiane në Shqipëri. Ndërhyrje interesante u bënë nga Dr. Elona Dushku, drejtuese e Departamentit të Kërkimit dhe mikro-metodologjisë së Bankës Qëndrore të Shqipërisë, Dr. Jola Dima, Përgjegjëse e Divizionit të Menaxhimit të Riskut në Bankën Intesa Sanpaolo në Shqipëri dhe Dr. Antonio Corvino, Drejtor i Observatorit Rajonal të Bankave dhe Ndërmarrjeve, të Ekonomisë dhe Financave.

President: Roberta Toma

Zv. President: Klark Kodra

Anëtarë: Ajvi Prifti, Megi Skana Mauro Bisceglia,

Roberto Toma, Arda Llagami, Denisa Nikolli, Ines Meshau

Bordi Mbikqyrës: Alessio Abibi, Ana Suli, Marin Isaj


Na ndiqni