Janë zhvilluar online, provimet përfundimtare në dy programe specializimi afatgjata në fushën e Mjekësisë.
Komisioni i provimit në programin e specializimit “Gjinekologji dhe Obstetrikë” përbëhej nga pedagogët: Emilio Piccione – kryetar i komisionit, Giovanni Arcudi, Adalgisa Pietropolli, Carlo Ticconi e Lodovico Patrizi.
Komisioni i provimit në programin e specializimit “Shkenca të të Ushqyerit” përbëhej nga pedagogët: Angela Andreoli – kryetare e komisionit, Giovanni Arcudi, Cartesio Favalli, Fabian Cenko dhe Pranvera Dragusha.
Programet e studimeve specializuese afatgjata janë programe të formimit profesional, që ofrojnë njohuri për profesione të veçanta.