×

Restaurimi i Teatrit Migjeni: Arkitektura UKZKM pjesë e grupit të punës.

...


Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore po realizojnë bashkarisht dokumentacionin morfometrik dhe kromatik të projektit paraprak të restaurimit të Teatrit Migjeni në Shkodër.

Në këtë kuadër, Fakultetit i Shkencave të Aplikuara, UKZKM dhe Ministria e Kulturës organizuan një seminar 4 ditor në qytetin e Shkodrës për studentët e vitit të 4-të dhe të 2-të të ndjekur pedagogë të Universitetit Katolik ZKM dhe Universitetit partner të Firences.

Në grupin e punës që po kryen dokumentacionin paraprak të projektit të restaurimit janë edhe Prof. Alessandro Merlo, docent i lëndës Rivelim për Restaurimin dhe Prof. Francesco Tioli, docent i Laboratorit të Rilevimit pranë UKZKM.

Proçesin e punës e ka vëzhguar nga afër edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Rezultatet e dokumentacionit përfundimtar do të depozitohen pranë dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe do të shërbejnë në favor të këtij projekti kërkimor shkencor të miratuar më herët nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, organ kolegjial vendimmarrës pranë ministrisë së Kulturës.

Ky është i treti vit rradhazi që Fakulteti i Shkencave të Aplikuara i UKZKM-së realizon dokumentimin e objekteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare. Më herët janë kryer me sukses dokumentime në qytetet e Gjirokastrës dhe të Beratit.


Na ndiqni