Në javën 20 deri 24 maj, në kuadër të Mobilitetit Ndërkombëtar të stafit akademik si pjesë e Programit Erasmus + për vitin akademik 2023-2024, Prof.Asoc. Eftiola Pojani u prit nga Departamenti i Mjekësisë Klinike, Shëndetit Publik, Shkencave të Jetës dhe Mjedisit pranë Universitetit të Aquila. Kjo vizitë i ofroi asaj mundësinëunike për të ndarë përvojën akademike dhe për të zgjeruar horizontet profesionale.
Institucioni pritës organizoi aktivitetin mësimor si AFO për studentët e Mjekësisë dhe Kirurgjisë dhe specializanteve, sipas një kalendari të mirëpërcaktuar. Gjatë qëndrimit të saj, ajo mundi të integrohej në mjedisin e ri akademik, edhe falë përkrahjes së ofruar nga Prof. Arcangelo Barbonetti.
Kjo përvojë mikpritëse, shumë e vlerësuar nga Prof. Asoc. Eftiola Pojani, ishte një mundësi ideale jo vetëm për të nxitur bashkëpunime të mundshme në të ardhmen, por gjithashtu për të vlerësuar dhe promovuar diversitetit kulturor.