×

Seksioni i Diplomimit në Mjekësi e Përgjithshme

Në datën 8 nëntor 2023, ora 11.00 pranë Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, do të mbahet seksioni i diplomimit për Programin e Studimit në Mjekësi e Përgjithshme.


Në datën 8 nëntor 2023, ora 11.00 pranë Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, do të mbahet seksioni i diplomimit për Programin e Studimit në Mjekësi e Përgjithshme.

Programi i studimit Mjekësi e Përgjithshme në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" lëshon diplomë të perbashket me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata”, e njohur në Bashkimin Evropian dhe më gjerë.

Studentët e Programit të Studimit Mjekësi fitojnë aftësitë shkencore bazë dhe përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit të mjekut. Ata përfitojnë gjithashtu metodologjinë dhe kulturën e nevojshme për formimin e tyre afatgjatë dhe për një autonomi profesionale, vendimmarrjeje dhe vepruese të përshtatshme.

Suksese kandidateve!


Na ndiqni