×

Seksioni i Diplomimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Fakulteti i Mjekësisë

Në datën 8 nëntor 2023, ora 15.00 pranë Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, do të mbahet seksioni i diplomimit për Programin e Studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Fakulteti i Mjekësisë.


Në datën 8 nëntor 2023, ora 15.00 pranë Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, do të mbahet seksioni i diplomimit për Programin e Studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Fakulteti i Mjekësisë  .

Programi i studimit Odontoiatri dhe Proteza Dentare në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" lëshon diplomë të perbashket me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata”, e njohur në Bashkimin Evropian dhe më gjerë.

I diplomuari në Programin e Studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare është në gjendje të praktikojë ndërhyrje të stomatologjisë së përgjithshme, të vërë në dukje përparësitë e trajtimit, të administrojë barnat dhe materialet e përdorura në stomatologji.
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Qendra Stomatologjike Universitare iu japin tashmë mundësinë studentëve të zhvillojnë punë kërkimore me një bazë të mirëfilltë shkencore.

 Suksese kandidateve!


Na ndiqni