×

Java Ndërkombëtare e Stafit në Universitetin Katolik të Valencias: Pjesëmarrja e Dr. Erjola Bej

Nga data 10-14 qershor 2024, Erjola Bej, koordinatore e Fakultetit të Farmacisë mori pjesë në Javën Ndërkombëtare të Stafit të organizuar nga Universiteti Katolik i Valencias S. Vincent Martir në kuadër të programit Erasmus+, Action KA171.


Nga data 10-14 qershor 2024, Erjola Bej, koordinatore e Fakultetit të Farmacisë mori pjesë në Javën Ndërkombëtare të Stafit të organizuar nga Universiteti Katolik i Valencias S. Vincent Martir në kuadër të programit Erasmus+, Action KA171. 26 përfaqësues nga 19 universitete në mbarë botën patën mundësinë të bashkëndajnë një mjedis akademik dinamik dhe multikulturor, duke nxitur shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira.

Gjatë javës ndërkombëtare, pjesëmarrësit morën pjesë në workshope, seminare dhe takime për krijimin e kontakteve të reja midis universiteteve. Nëpërmjet programit Erasmus+, vazhdojmë të promovojmë mobilitetin ndërkombëtar për mësimdhënie e formim, elementë kyç për përparim dhe integrim në kontekstin arsimor global.


Na ndiqni