×

U shua Atë Franco Sartori

Të mërkurën në mbrëmje, 13 janar, në Spitalin San Gerardo të Monza, ku ai ishte shtruar në spital pas një arresti kardiak, vdiq Atë Franco Sartori.


Të mërkurën në mbrëmje, 13 janar, në Spitalin San Gerardo të Monza, ku ai ishte shtruar në spital pas një arresti kardiak, vdiq Atë Franco Sartori.

Lindur në Verla di Giovo (Trento, Itali) më 11 korrik 1944, ai ka bërë kushtet e para si rregulltar më 1 tetor 1961 dhe kushtet e përjetshme në të njëjtën ditë në vitin 1966. Ai u shugurua Meshtar në 8 dhjetor 1973. Në vitet e fundit ai ka ofruar shërbimin i tij të çmuar baritor në Bovisio-Masciago, vendlindjen e Themeluesit Atë Luigji Monti.

Si misionar ka shërbyer tre herë në Shqipëri.
Në vitin 1993, Atë Franco Sartori vjen në Shqipëri si një ndër misionarët e parë të Kongregatës së Bijve të Zojës së Papërlyer, ku së bashku me një grup vullnetarësh italianë nga Bergamo ndihmoi në ristrukturimin e ndërtesës ku sot ngrihet Poliambulanca “Atë Luigji Monti”.
Në vitin 2004 jep ndihmën e tij ne ngritjen dhe hapjen e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Nga 2011-2014, ai ishte epror lokal i Komunitetit të Bijve të Zojës së Papërlyer në Shqipëri dhe asistent shpirtëror i Universitetit Katolik ZKM.


Na ndiqni