×

Specializime afatgjata në fushën e mjekësisë

Programet e Specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë janë pjesë e ciklit të tretë të studimeve dhe i referohen nivelit 8, të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Programet e studimeve specializuese afatgjata janë programe të formimit profesional, që ofrojnë njohuri për profesione të veçanta. Ato përmbyllen me provim formimi ose me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet “Diplomë Specializimi”.


Programet e Specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë janë pjesë e ciklit të tretë të studimeve dhe i referohen nivelit 8, të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Programet e studimeve specializuese afatgjata janë programe të formimit profesional, që ofrojnë njohuri për profesione të veçanta. Ato përmbyllen me provim formimi ose me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet “Diplomë Specializimi”. Pranimi në këto programe është i mundur për kandidatët që kanë fituar diplomën “Master i shkencave”, në Mjekësi të Përgjithshme ose në Farmaci, pranë një universiteti me program të akredituar. Kriter pranimi në një program studimi të ciklit të tretë është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, e vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, në përputhje me Udhëzimin nr. 52 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri. Programet e studimit në fjalë mundësohen në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata”, mbi bazën e një Marrëveshjeje që përcakton zhvillimin e programeve të studimit me ECTS, kohëzgjatjen dhe objektivat formues, ashtu sikurse zhvillohen pranë institucionit partner. Ndjekja e të njëjtave kritere, mundëson një standart europian dhe është në linjë të plotë me standartet vendase. Institucioni mundëson, falë Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zhvillimin e praktikave klinike në qendra spitalore publike dhe private, vendase dhe të huaja, duke kompletuar formimin profesional, mbi bazën e standarteve europiane.


Na ndiqni