×

Taking care -Italia në botë. Emergency e TAMassociati. Me Rossella Miccio e Raul Pantaleo

Në kuadër të “Javës së Italisë”, në Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u mbajt takimi me temë ''Taking care -Italia në botë. Emergency e TAMassociati. Me Rossella Miccio e Raul Pantaleo''.


Në kuadër të “Javës së Italisë”, në Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u mbajt takimi me temë ''Taking care -Italia në botë. Emergency e TAMassociati. Me Rossella Miccio e Raul Pantaleo''. 

Ky aktivitet u realizua falë bashkëpunimit të Ambasadës Italiane në Shqipëri dhe Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë.

Si pikënisje, nuk mund të mungonin përshëndetjet institucionale të:

Atë Jerome Ndo Mih, President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë

Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"

Znj. Albana Tole, Zv.ministre e Arsimit dhe Sportit

Z. Andi Seferi, Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës

Z. Sergio Alias, sekretar i parë i Ambasadës Italiane në Tiranë.

 

Presidentja e EMERGENCY, Rossella Miccio, ilustroi aktivitetin e shoqatës në botë dhe rolin e saj humanitar ndaj popullatave të prekura nga tragjedia e luftës. Ky aktivitet është zhvilluar ndër vite edhe nëpërmjet ndërtimit të objekteve shëndetësore nga TAMassociati, dizajni i të cilit bazohej në qëndrueshmërinë dhe respektin për mjedisin, siç ilustrohet nga arkitekti Raul Pantaleo.

Konferenca u moderua nga prof. Fabio Capanni, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë.

#une_zgjedh_ukzkm #settimanadellitalia #architettura_ukzkm

 


Na ndiqni