Sot kishim kënaqësinë të mirëprisnim me qindra kandidatë italianë dhe të vendeve të BE për testimet e pranimit në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" për Programet e Studimit në “Mjekësi dhe Kirurgji” dhe “Odontoiatri dhe Proteza Dentare” për vitin akademik 2023-2024.
Keto programe studimi ofrojnë diploma të përbashkëta në bashkepunim me Universitetin e studimeve te Romës “Tor Vergata” duke përgatitur profesionistë ekselentë për të ardhmen evropiane të vendit.
Duke u uruar suksese të gjithë kandidatëve, kujtojmë se nesër do të zhvillohen testimet e pranimit për degët e tjera të Fakultetit të Mjekësisë, “Fizioterapi” dhe “Infermieristikë”.