×

Konkurset në Mjekësi dhe Odontoiatri 2021.

...


Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" zhvilloi sot testimet e pranimit për programet e studimit në “Mjekësi” dhe “Odontoiatri dhe Proteza Dentare” duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse antiCovid të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Kandidatëve të Bashkimit Europian iu dha mirëseardhja në këtë udhëtim të parë në Shqipëri nga personalitete të pranishëm në UKZKM me rastin e konkursit të pranimit për vitin akademik 2021/2022. Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci dhe Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, së bashku me Atë Jerome Ndo Mih, President i Fondacionit ZKM, Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik ZKM, Prof. Giovanni Arcudi, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë dhe Prof. Stefano Marini përshëndetën kandidatët përpara testimit, duke i ftuar njëkohësisht që të zbulojnë në të ardhmen vlerat e vërteta të Shqipërisë. Duke i uruar suksese të gjithë kandidatëve të Bashkimit Europian, kujtojmë se nesër do të zhvillohen testimet e pranimit për degët e tjera të Fakultetit të Mjekësisë, Fizioterapi dhe Infermieristikë.


Na ndiqni