×

Gjithçka mund të ndryshojë

Komuniteti Sant Egidio ka qenë i pranishëm në Shqipëri prej 23 vjetësh: një prani tashmë e rrënjosur përkrah të varfërve, fëmijëve dhe të moshuarve, me ndërhyrje të natyrës edukative, shëndetësore dhe solidare.


"Çmenduria është një gjendje njerëzore. Çmenduria ekziston tek ne dhe është e pranishme siç është edhe arsyeja. Problemi është se, shoqëria për ta quajtur veten civile, duhet ta pranojë si arsyen ashtu edhe çmendurinë".

Franco Basaglia

Nga Enkeleda GJINI, Pedagoge
        Florida BUZI
        Programi i Studimit në Infermieri

Komuniteti Sant Egidio ka qenë i pranishëm në Shqipëri prej 23 vjetësh: një prani tashmë e rrënjosur përkrah të varfërve, fëmijëve dhe të moshuarve, me ndërhyrje të natyrës edukative, shëndetësore dhe solidare. Ne studentët e vitit të tretë të infermierisë në UKZKM jemi dëshmitarë të punës dhe përkushtimit që ka në atë "kuti të kuqe". Gjon Pali II ka thënë: "Gjithçka mund të ndryshojë", dhe në sytë e atyre që jetojnë ndryshimin, ekziston shpresa e rilindjes". Prej Marsit 2018 kemi pasur fatin të marrim pjesë në ndryshim. Për disa javë, ne kemi kontribuar në këtë projekt, duke përjetuar çdo ditë jetën e përditshme të atyre, që në atë "kuti të kuqe" panë shpëtimin e tyre. Ajo shtëpi e kuqe duket si një "oaz" i vogël në shkretëtirë, si një kërpudhë e vogël e kuqe, midis mureve të bardha të spitalit. Me siguri nuk ishte e thjeshtë të kuptohej situata, por që prej fillimit kemi pasur ndjenjën se jetojnë në një botë paralele me tonën, një botë pa keqdashje, pa probleme utopike, në të cilën mbizotëronte normaliteti. Të flasësh për të, tani duket e lehtë, por nëse përpiqem të rikujtoj momentin, mendoj vetëm për adrenalinën dhe frikën që na konsumonte mendjet. Ishte një ndjenjë e çuditshme dhe e pashpjegueshme, një sekuencë pyetjesh pa përgjigje. Megjithatë, dukej më e qartë kur porta u hap. Falënderojmë të gjithë stafin shëndetësor, social dhe arsimor që na mirëpritën dhe na treguan, se si të menaxhojmë së pari veten. Fokusi ishte i gjithi te bashkëlojtarët e rinj, kështu që përqëndruam përvojën tonë. Lojërat dhe dialogu ishin dy elementët themelorë për bashkëpunim. Ne jemi të befasuar, se sa domethënëse është një përkëdhelje, një shtrëngim duarsh, një shikim. Pasi kaluam një ditë me miqtë tanë nga shtëpia e kuqe, kuptuam rëndësinë e familjes dhe, si mund të ndikojë ajo në sëmundje. Shokët tanë kanë krijuar familjen e tyre, ata kurrë nuk janë vetëm dhe kanë arritur një mirëkuptim të jashtëzakonshëm midis tyre, ata janë solidarë dhe të mirëorganizuar. Mirësia në ndarjen e sendeve, kujtimet e dikujt, hapësirat dhe emocionet e një personi kanë bërë të mundur një perceptim unanim. Jemi të lumtur që kemi mundësi të flasim, që kemi pasuruar njohuritë tona dhe jemi në gjendje t’a tregojmë, jashtë atyre mureve, pa ndjerë nevojën për të fshehur detaje. Ka pasur shumë hapa përpara, por ajo që na intrigoi më shumë ishte dëshira për të hapur dyert, duke i treguar shoqërisë se, prapa akronimit "sëmundje mendore" fshihet një botë tërheqëse, aspak e rrezikshme, me një dëshirë të madhe të lidhen me moshatarët. Sidoqoftë, qëllimi përfundimtar është të përpiqemi në çfarëdo mënyre, të lidhemi me familjet, në mënyrë që miqtë tanë të rifitojnë qetësinë, e turbulluar prej shumë vitesh. Si përfundim, ne i falënderojmë për përvojën e mrekullueshme dhe dëshirojmë që miqtë tanë të lënë të njëjtën përshtypje tek të tjerët.


Na ndiqni