Docentet e Fakultetit të Farmacisë në Universitetin Katolik ‘’Zoja e Këhillit të Mirë’’, Irsida Mehmeti, Silvi Bozo dhe Eftiola Pojani së fundmi kanë zhvilluar një studim mbi influencën e pandemisë së Covid-19 në shërbimin farmaceutik Shqiptar, i cili është finalizuar edhe me publikimin e një artikulli shkencor në një reviste ndërkombëtare me faktor impakti dhe të indeksuar në disa databaza te rëndëishme. Ky studim është i pari i këtij lloji i kryer në Shqipëri, i cili ka siguruar të dhëna të vlefshme në lidhje me njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e farmacistëve shqiptarë gjatë pandemisë COVID-19.