Kampusi ynë universitar gumëzhiu nga dhjetra maturantë të Shkollës Rogazionisti të Lezhës. Ata kishin vendosur bashkë me mësueset e tyre të kalonin një ditë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Mirëseardhjen ua uroi Rektori i Universitetit Prof. Leonardo Palombi, Administratorja Evis Karandrea, Prof. Paulina Hoti, drejtoresha e qendrës së gjuhëve të huaja Natalina Hoti dhe koordinatorët e të gjitha programeve tona të studimit.
Maturantët u njohën edhe me ofertën avantazhuese deri në 31 Maj 2024 për programet e studimit në Arkitekturë, Farmaci, Ekonomi, Fizioterapi dhe Infermieri.
Në kuadër të iniciativës “Be a student for a day” të rinjtë ndoqën një orë leksioni, vizituan laboratorët dhe auditorët e mësimit, panë sesi zhvillohet jeta sociale në bibliotekë dhe në parqet çlodhëse që rrethojnë Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Duke qenë shumë afër qendrës së Tiranës, Kampusi ynë universitar krijon edhe lehtësi të tjera për studentët dhe zhvillimin me sukses të jetës së tyre.