Sot u ndalëm në zemër të ultësirës tonë perëndimore, aty ku dielli lind e perëndon duke u puthur me tokën dhe detin.
Në Lushnje dhe Fier u treguam maturantëve për programet tona të studimit që na bëjnë të ndihemi krenarë për çfarë kemi arritur deri më sot.
Nuk janë pak, 20 vite të UKZKM janë 20 vjet përkushtim e sukses në dije dhe edukim.
Ju presim krahëhapur në nisje të vitit të ri akademik 2024 - 2025.