Studentët që po mbyllin një vit plot dinamika në studimet që ofron kjo degë universitare, arrijnë në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me specialistët e tjerë, të ndërhyjnë klinikisht, të parandalojnë, të kurojnë dhe të rehabilitojnë pacientët që kanë aq shumë nevojë për ndihmën e vyer të fizioterapistëve.
Studentët që diplomohen në këtë program studimi kanë avantazhin e kryerjes së praktikave klinike duke u njohur dhe trajnuar me metodat më të fundit të rehabilitimit si edhe duke pasur në dispozicion aparaturat më moderne, pranë Qendrës së Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive, brenda kampusit tonë Universitar.
Studio Fizioterapi në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".
Diplomë Evropiane në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata”, e njohur në Bashkimin Evropian dhe më gjerë.
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, 20 vjet në Evropë!