×

Firmosen pergamenat e Fakultetit të Farmacisë.

...


Disa prej të diplomuarëve të Fakultetit të Farmacisë në UKZKM, u pritën në një takim nga Rektori i Universitetit Prof. Bruno Giardina. Në këtë takim u sqaruan arsyet e vonesës së lëshimit të pergamenave. Pergamenat e diplomimit u firmosën nga Rektori i Universitetit Katolik ZKM, dhe do të firmosen edhe nga Rektori i Universitetit partner Aldo Moro të Barit, duke u qenë një titull studimi i njohur në Itali dhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Në mbledhje ish studentët, të informuar në vazhdimësi gjatë kësaj periudhe, u njohën me të gjithë hapat e ndjekur nga institucioni ynë për të zgjidhur sa më parë disa vonesa burokratike për shkak të interpretimeve të ndryshme të udhëzimeve të Ministrisë Italiane të Universitetit, që për pasojë vonuan lëshimin e pergamenave.

Në takim morën pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Farmacisë, Prof. Perrone dhe Drejtori i Departamentit të Farmacisë dhe Shkencave Farmaceutike të Universitetit të Barit Aldo Moro Prof. Leonetti, si dhe përfaqësues të tjerë të të dy universiteteve.


Na ndiqni