×

Konferenca e VI-të Farmaceutike “Së bashku për Farmaceutikën”

Në datat 4-6 Nëntor 2022 në ambjentet e Tirana International Hotel u zhvillua Konferenca e VI-të Farmaceutike “Së bashku për Farmaceutikën” me pjesëmarrje ndërkombëtare dhe e organizuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës dhe Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë.

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u përfaqësua në këtë event me referimin e docentëve të Fakultetit të Farmacisë: Prof. Carlo De Giuli Morghen, Dr.Shk. Silvi Bozo dhe Dr. Shk. Eftiola Pojani. Ndër këto prezantime, u paraqit dhe puna kërkimore e kryer në kuadër të projektit “Zbulimi dhe diagnoza e hershme e kërcënimeve biologjike emergjente “, NATO, Science for Peace and Security, ku Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, është partner aktiv.

Referuan gjithashtu:

Prof Asoc. Malvina Hoxha me temën “Mediatorët e acidit arakidonik në Sklerozën Multiple”, Dr.Shk. Arvjola Hodaj me temën “Roli i mundshëm i Laktoferrinës dhe Heparinës në COVID-19”, Dr. Ermal Pashaj me temën: “Trajtimi me bifosfonate i nekrozes se nofulave” dhe Dr. Elisa Domi me temën “Covid-19: cili eshte roli i resveratrolit?”.

Na ndiqni