Sot studentët e vitit të parë dhe të dytë të programit të studimit në Ekonomi Biznes morën pjesë në një vizitë didaktike në godinën historike të Bankës së Shqipërisë. Të shoqëruar nga Prof. Gianpiero Maci si drejtues i lëndës së Ndërmjetësve Financiarë, nga Prof.Asoc Klodian Muço dhe PhD Bardha Karra studentët njohën disa nga proceset e punës në Bankën e Shqipërisë, e cila mbushi njëqindvite nga themelimi i saj. Praktika didaktike në institucionet financiare të vendit tashmë është një traditë e konsoliduar në Programin e Studimit në Ekonomi pranë UKZKM, duke rikonfirmuar për studentët tanë standardet akademike dhe përfitimet e vërteta që marrin të diplomuarit në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Nga hulumtimet e kryera rezulton se 96% e të diplomuarve në Ekonomi pranë UKZKM punësohen menjëherë pas përfundimit të studimeve. Vizita në Bankën e Shqipërisë kryhet vetëm pak ditë para “Open Day”, e cila do të zhvillohet në Kampusin tonë në datën 12 Prill. Ndaj pasi të kesh lexuar këtë postim, shënoje datën 12 Prill 2025 si një ditë prezantimi me Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ku jemi të sigurtë se do të gjeni atë që kërkoni për cilësinë e studimeve tuaja.