×

Vizita e Minisitrit te shendetesise On. Prof. Orazio Schillaci

Kampusi Universitar dhe Spitalor Zoja e Këshillit të Mirë u vizitua nga Ministri italian i Shëndetësisë, i nderuari Prof. Orazio Schillaci. Ministri shoqërohej nga Ambasadori italian i akredituar në Shqipëri Marco Alberti dhe Zv. Ministrja shqiptare e Shëndetësisë Entela Ramosaçaj.


Ministri Schillaci u prit në këtë vizitë zyrtare nga Presidenti i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë fr. Ruggero Valentini, Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Prof. Leonardo Palombi, Zv. Rektori Prof. Edmond Hajdëri, Drejtori i Spitalit Katolik fr. Natalino Poggi, Drejtori Mjekësor i Kompleksit Spitalor Prof. Fabian Cenko, dekanët e UKZKM, mjekë dhe profesorë.
Në takimin e mirëseardhjes të organizuar në sallën e Senatit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ministri Schillaci dëgjoi nga Rektori i UKZKM Prof. Leonardo Palombi për punën e palodhur që kryhet në Kampusin Spitalor dhe Universitar, me qëllim ruajtjen e standardeve më të mira të shërbimit shëndetësor dhe arsimor evropian.
Vizitori i çmuar dhe i rëndësishëm përgëzoi drejtuesit e UKZKM për inisiativën e ngritjes në këto nivele të Spitalit dhe Universitetit Katolik që sot, tha ministri italian, janë kthyer në një pikë referimi për Tiranën dhe Shqipërinë.
Ministri italian u nderua nga Presidenti i Fondacionit ZKM fr. Ruggero Valentini me Medalionin e Shenjtes shqiptare Nënë Tereza, e cila ka bekuar të gjithë ata që kontribuojnë për Spitalin Katolik të Tiranës.
Më pas delegacioni vizitoi ambientet e brendshme të Spitalit Kaolik, duke u njohur me standardet dhe kushtet e shërbimit që u vlerësuan nga Ministri italian i Shëndetësisë Prof. Orazio Schillaci të niveleve konkuruese dhe të njëjta me Bashkimin Evropian.


Na ndiqni