Nën kujdesin e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë mikpritëm në Qendrën Spitalore dhe Universitare ZKM miq të nderuar që me takimet e nivelit zyrtar rrisin prestigjin e gjithë punës së palodhur që kryhet në Spitalin dhe Universitetin Katolik në Tiranë.
Presidenti i Fondacionit ZKM fr. Ruggero Valentini, Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Prof. Leonardo Palombi, Zv. Rektori Prof. Edmond Hajdëri, Drejtori i Spitalit Katolik fr. Natalino Poggi, Drejtori Mjekësor i Kompleksit Spitalor Prof. Fabian Cenko, zv. Dekania e Mjekësisë Dr. Anila Godo i uruan mirëseardhjen në takimet dy ditore Presidentit të Spitalit Pediatrik të njohur në Romë Bambino Gesù Prof. Tiziano Onesti, Drejtorit Mjekësor të kësaj qendre të mirënjohur Massimiliano Raponi dhe të nderuarit Alessandro Cristaldi përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Gjatë takimeve të zhvilluara në datat 8 dhe 9 Prill u fol gjerësisht për cilësinë e marrëdhënieve mes dy entiteteve të mëdha dhe gjerësisht të njohura në Itali dhe në Shqipëri, duke shtruar rrugët e bashkëpunimit për të ardhmen premtuese.
Në shenjë falenderimi për këtë vizitë të rëndësishme Presidenti i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë fr. Ruggero Valentini i dhuroi Medalionin e Shenjtes shqiptare Nënë Tereza, Presidentit të Spitalit Pediatrik Bambino Gesù Prof. Tiziano Onesti.
Delegacioni i nderuar gjatë vizitës dy ditore vizitoi ambientet e brendshme të Spitalit Kaolik, duke u njohur me standardet dhe kushtet e shërbimit që janë vlerësuar për nivele konkuruese me Bashkimin Evropian.
Ndërkohë po hartohet një marrëveshje formalei që do ta sjellë Spitalin e Papës, i specializuar në pediatri, në Tokën e shqiponjave. Në këtë drejtim janë krijuar hapësiart edhe me qeverinë dhe autoritetet shëndetësore shqiptare.