Fakulteti i Arkitekturës përmbylli me sukses më 6 shkurt 2020, workshop-in kushtuar maturantëve ''Arkitektura dhe Drita - Arkitekt për një ditë”, në qytetin e Vlorës. Mbi 100 maturantë të qytetit bregdetar morën pjesë në takimin që u zhvillua pranë Konsullatës së Italisë në Vlorë. Të rinjtë u njohën me programet e studimit të Universitetit Katolik ZKM, si dhe me përvojën universitare të studentëve të Arkitekturës, UKZKM.
Dekani i Fakultetit të Arkitekturës Prof. Fabio Capanni paraqiti pikat e forta të programit të studimit që zhvillohet në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Firences, duke mundësuar lëshimin e diplomës së dyfishtë, me vlerë në vendet e Bashkimit Europian dhe më gjerë.
Afro 30 prej maturantëve që synojnë profesionin e arkitektit për të ardhmen e tyre, realizuan projektet e para arkitektonike, me ndihmën e profesorëve dhe studentëve të Arkitekturës, duke realizuar modelet dhe provën e dritës.
Të pranishmit u vlerësuan me çertifikatën e pjesëmarrjes në workshop- in, që kishte për qëllim të apasionojë dhe mbi të gjitha të zgjerojë horizontet e të rinjve mbi këtë degë që formon profesionistët e të ardhmes.
Aktiviteti u pasqyrua nga mediat lokale të qytetit të Vlorës.