Gjatë kësaj jave, grupi i studentëve të vitit të pestë të Programit Arkitekturë, së bashku me profesorët nga Laboratori i Restaurimit Arkitektonik II, zhvilluan një workshop në Manastirin e Shën Marisë në Kakome, Sarandë. Grupi punoi në marrjen e të dhënave dhe analizën e gjendjes aktuale të ndërtesës për zhvillimin e projektit të restaurimit.