×

Shkolla verore “Roots of War & Establishment of a Lasting Peace”, Ediconi i 9 – Nga data 3 deri me 10 Shtator 2024

Qendra Europiane e Shkencës për Paqe dhe Integrim në bashkëpunim me Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” po organizojnë edicionin e nëntë të shkollës verore “Roots of War & Establishment of a Lasting Peace”, nga data 3 deri me date 10 Shtator 2024!


Qendra Europiane e Shkencës për Paqe dhe Integrim në bashkëpunim me Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” po organizojnë edicionin e nëntë të shkollës verore “Roots of War & Establishment of a Lasting Peace”. Qëllimi i kësaj shkolle vere është të formojë, një grup studentësh ndërkombëtarë, me bazat shkencore rreth rrënjëve të luftës, paqes dhe çështjeve në ndërtimin e paqes. Programi i shkollës verore është i ndërdisiplinuar dhe përfshin disiplina të ndryshme si ekonomia, politika, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe historia.

Shkolla verore është e hapur për studentë dhe të diplomuar që kanë një interes të fortë për studimin shkencor rreth çështjeve të paqes dhe janë të gatshëm të vazhdojnë me studime të mëtejshme në këto tema, ose për profesionistë të ardhshëm në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërtimit të paqes. Çdo vit, shkolla verore tërheq studentë nga të gjitha anët e Evropës dhe jashtë saj, dhe këta studentë kanë vlerësuar cilësinë e lart të mësimdhënies së ofruar.

Ekipi i profesorëve përbëhet nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe vjen nga vende të ndryshme si Anglia, Greqia, Italia, Turqia, Norvegjia, dhe të tjerë. Gjuha e mësimdhënies është anglishtja.

Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë drejtpërdrejtë përmes email-it në adresën [email protected] .

Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, një grup i vogël studentësh do të zgjidhet për të marrë pjesë në shkollën verore. Prandaj, të gjithë ata që janë të interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në gjuhën angleze në adresën e email-it përmendur më lart.

Regjistrimet për shkollën verore do të qëndrojnë të hapura deri më 25 gusht 2024.

Shkolla verore “Roots of War & Establishment of a Lasting Peace” do të mbahet nga data 3 deri më 10 shtator 2024.

Ju mirëpresim të aplikoni!


Na ndiqni