CESPIC organizoi një takim për të diskutuar rreth “Albania in the Eyes of the World, 2020” më 16 mars 2021.
-------------
Më 16 Mars 2021, CESPIC organizoi takimin “Albania in the Eyes of the World, 2020".
Në takim u prezantua dhe u diskutua përmbajtja e raportit “Albania in the Eyes of the World, 2020". Ky është një raport vjetor i publikuar nga CESPIC që mbledh dhe analizon metrika të ndryshme socio-ekonomike të nxjerra nga raporte dhe studime të specializuara. Raporti përshkruan se ku ndodhet aktualisht Shqipëria dhe ku po shkon në fusha të ndryshme sociale, ekonomike dhe politike.
Takimi u hap me përshëndetjet e:
- Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Relatorët:
Znj. Denisa Muhameti, Qendra e Studimit Confronti
Z. Ilir Gedeshi, Drejtor i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale (CESS)
Prof. Aljula Jubani, Instituti i Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës,
Eventi u drejtua nga Prof. Raul Caruso, Drejtor i CESPIC, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"