Antonio Rizzo u diplomua në vitin 2014 në programin e studimit "Fizioterapi", të Fakultetit të Mjekësisë, në UKZKM. Antonio thelloi përgatitjen e tij profesionale duke përfunduar dy Mastera të nivelit të parë në Universitetin e Pizës dhe Bolonjës, në Hidrokineziterapi dhe Biomekanikë.
Ai e ushtroi profesionin e tij në disa qendra spitalore në Bari, Foxhia dhe Leçe.
Që prej dy vitesh, ai ka hapur studion e tij të Fizioterapisë dhe Rehabilitimit në Nardò, ku ofron seanca rehabilitimi për personat që vuajnë nga patologji traumatike, post-kirurgjikale degjenerative ose të lidhura me moshën.