×

Luigji Maria Monti (1825-1900)

Lindi në Bovisio, Milano, më 24 korrik 1825 – Saronno dhe vdiq në Varese, më 1 tetor 1900.


  • I Lumi Luigji Maria Monti, rregulltar, që edhe pse e ruajti statusin e vet laik, themeloi Kongregatën Bijtë e Zojës së Papërlyer”, të cilën ai drejtoi nën frymën e bamirësisë ndaj të varfërve e nevojtarëve, sidomos duke u ardhur në ndihmë të sëmurëve e jetimëve, si edhe duke u kujdesur për formimin dhe edukimin e brezit të ri.
  • Lindur në Bovisio, në dioqezën e Milanos, më 24 korrik 1825, që kur ishte i ri u frymëzua prej jetës së krishterë bashkë me një grup të rinjsh, që ishin edhe miq të tij. Duke jetuar gjatë një kohe kur paragjykimet ishin të mëdha, ai së bashku me miqtë e tij u gjykuan dhe u burgosën për 72 ditë.
  • Në moshën 21 vjeçare u shugurua dhe iu përkushtua Hyjit përgjithmonë. Më pas kaloi gjashtë vite mes bijve të Marisë, Kongregatë e themeluar nga i lumi Ludovico Pavoni, dhe për tre muaj punoi si infermier vullnetar në Lazaretto gjatë epidemisë së kolerës të vitit 1855 në Breshia.
  • Që prej vitit 1858 punoi si infermier në Spitalin e Shpirtit Shenjt në Romë dhe në Orte - ku edhe mendoi e përgatiti projektin e Kongregatës së vet, “Bijtë e Zojës së Papërlyer” - (1868-1877). Duke punuar në këto spitale ai ka lënë gjurmë për punën e tij si dhe një dëshmi të gjallë të dhurimit të vetvetes e të një profesionalizmi të lartë për brezat e ardhshëm.
  • Në 1877 ai u bë Epror i Përgjithshëm i Kongregatës dhe në vitin 1886 hapi në Saronno (Varese), shtëpinë e parë për jetimët për t’u kujdesur për ta si për “beben e syrit”, që ishte dhe motoja e tij.
  • Vdiq në Saronno më 1 tetor 1900 dhe eshtrat e tij prehen në Shenjtëroren kushtuar atij.
  • Ai u shpall i Lum nga Papa Gjon Pali II më 9 nëntor 2003.
  • Papa Gjon Pali i II ka thënë për të: “I Lumi Luigji Monti është një figurë e shkëlqyer e një laiku të shuguruar, e një rregulltari, e një apostulli dashurie, të cilin dashuria e zjarrtë për Marinë Zojën e Papërlyer e drejtoi t’i shërbente Krishtit në mënyrë heroike tek të rinjtë, tek të varfërit dhe tek ata që vuajnë”.
  • Sot veprimtaria e Kongregatës, nën frymëzimin e veprës së Atë Luigji Montit është i përhapur në gjithë botën në Evropë, në Afrikë, në Azi, në Amerikën e Veriut e të Jugut, dhe ndihmon njerëzit që janë në nevojë, në edukimin e të rinjve dhe duke u kujdesur për shëndetin e atyre që janë të braktisur.

 

Veprimtaria e Kongregatës “Bijtë e Zojës së Papërlyer” në Shqipëri

 

  • Pas rënies së komunizmit dhe pas një mungese të madhe të veprimtarive fetare, gjatë viteve ‘90 në Shqipëri filluan aktivitetin e tyre shumë kongregata fetare, njëra prej tyre ishte dhe Kongregata “Bijtë e Zojës së Papërlyer”.
  • 28 aprile 1993 Nënë Tereza në bashkëpunin me Nunciaturën Apostolike, Qeverinë Shqiptare dhe Ambasadën Italiane, Kongregatën “Bijtë e Zojës së Papërlyer” fillon aktivitetin me karakter shëndetësor, dhe jo vetëm, por edhe ato me karakter edukues. Si rrjedhojë po këtë vit themelohet Fondacioni shqiptar “Zoja e Këshillit të Mirë”, i cili kujdeset për veprimtarinë në Shqipëri të Kongregatës “Bijtë e Zojës së Papërlyer”.
  • Në 25 prill 1995 përurohet Poliambulanca “Atë Luigji Monti”, e cila sot është bërë një qendër e njohur diagnostikimi e kurimi.
  • Në vitin 1997 u diplomuan 25 infermieret e para profesioniste të Shkollës “Elena Gjika” në Elbasan, të cilët sot punojnë si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
  • Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” gjatë krizës kosovare në vitin 1999 drejtoi një kamp refugjatësh, i cili iu besua nga Qeveria Shqiptare për t’u kujdesur për refugjatët kosovarë.
  • Në 28 gusht 2004 me vendim n° 567 të Këshillit të Ministrave Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” i jepet leje të hapë Universitetin me të njëjtin emër. Sot ky Universitet me shërbimin e vet cilësor është tashmë një universitet ekselence me emër si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj.  Objektivi kryesor është t’u ofrohet të rinjve një formim cilësor i standarteve evropiane, duke lëshuar tituj studimi të njohur jashtë vendit. Më 18 maj 2011 me dekret të Arqipeshkit Metropolit Imzot Rrok Mirditës quhet Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duke hyrë kështu ndër  universitetet më të njohura në botë.
  • Aktualisht Fondacioni po punon për të bërë funksional Spitalin me të njëjtin emër, një strukturë tjetër shëndetësore me përmasa më të gjera dhe shërbime të ndryshme.

Objektivat që Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” ka vënë në jetë gjatë veprimtarisë së tij në Shqipëri janë po ato që kanë frymëzuar dhe veprën e të Lumit Atë Luigji Monti:

  • Të parandalohen e të kurohen sëmundjet duke ofruar një shërbim shëndetësor cilësor të standarteve evropiane për popullsinë shqiptare.
  • Të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të jetës e shëndetit të personave.
  • Të ndihmojë në edukimin e formimin e popullsisë, veçanërisht të brezit të ri, si në edukimin profesional ashtu dhe atë universitar.
  • Të ndihmojë të afërmin, atë që është më i dobët e që ka më nevojë.
  • Të jetë përherë një hap përpara përsa i përket shërbimit shëndetësor dhe formimit të vazhdueshëm të personelit, i cili shërben pranë strukturave të Fondacionit.

Na ndiqni