Diplomuar në vitin 2014 në Farmaci pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, menjëherë më pas mbrojti provimin e shtetit në Milano.
Bianka ka kryer aktivitete te ndryshme kërkimore-shkencore pranë Departamentit të Shkencave Farmakologjike Biomolekulare të Universitetit të Studimeve të Milanos.
Aktualisht është në vitin e fundit të studimeve te doktoratës në “Shëndet Publik, Diagnoza molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilenca” pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit te Mirë” dhe Poliambulancës “Atë Luigji Monti”.
Që nga viti 2021 Bianka është pjesë e stafit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, si pedagoge dhe pjesë e Departamentit të Teknologjive Kimiko-Farmaceutike dhe Biomolekulare.
Jemi krenar për të Diplomuarit tanë!