Blerta Limani u diplomua në vitin 2013 në Infermieristikë pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, ku në 2021 përfundoi masterin shkencor në “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike” duke u vlerësuar me notën maksimale.
Frekuenton rregullisht konferenca dhe seminare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2015 Blerta është pjesë e stafit të klinikës stomatologjike, në rolin e infermieres, përgjegjëse për procesin e disinfektimit,sterilizimit dhe asistencës në kirurgjinë orale. Në 2017 ka dhënë kontributin e saj pranë poliambulancës “At Luigi Monti” në rolin e infermieres së sallës dhe anestezisë.
Jemi krenar për të Diplomuarit tanë!