Informacione të përgjithshme
Me qëllim shtimin e shërbimeve të asistencës fizioterapike të nivelit të dytë dhe të tretë të ofruara në bazë të standarteve cilësore ndërkombëtare në zonën e Tiranës, dhe të përmirësimit të nivelit teoriko-praktik të fizioterapisë në Shqipëri, OJF Dokita dhe fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” si edhe falë bashkëfinancimit të Kooperacionit Italian, u krijua më 2005 Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive “QRMS”, me qëllim: ngritjen në Tiranë të një qendre didaktike për rehabilitim e cila të veprojë me një rreze më të gjërë veprimi e cila përfshin formimin e fizioterapistëve, ofrimin e shërbimit të rehabilitimit deri tek ndërgjegjësimi i specialistëve në këtë sektor mbi tematikat e lidhura me rehabilitimin.
Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive - Simbol i Profesionalizmit ne Fushën e Fizioterapisë
Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive, inaugurohet me 3 dhjetor 2008, dhe bëhet pjesë e këtij shërbimi më të avancuar të Kompleksit Spitalor Universitar “Zoja e Këshillit të Mirë”. Struktura në kompleks është 1.100m², një simbol i “rehabilitimit”, dhe u ngrit në një ndërtesë të vjetër të rikonstrukturuar me zgjedhje arkitektonike mjaft moderne! Hyrja të çon tek zona e recepsionit e programuar për pranimin e pacientëve dhe regjistrimin e prenotimeve për trajtim.
Një korridor i vogël lidh recepsionin me Sallën e pritjes rreth së cilës janë sistemuar kabinat për trajtimet, të pajisura për çdo lloj terapie rehabilituese.Me ndriçim natyral të prodhuar nga ndriçues të fuqishëm të cilët lejojnë kursimin e nevojshëm të energjisë, me një sistem që bashkëprodhon, ventilim dhe ngrohje të lidhur me impiantet diellore. Në një distancë të shkurtër nga zona e kabinave është realizuar një palestër e madhe e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për ushtrimet e ndryshme: parelele, shkalla për ngjitje dhe zbritje, shkalla Suedeze, etj.
Një zonë tjetër është e pajisur me të gjitha mjetet e gjimnastikës me pajisje për tonifikimin muskolar. Impjantet për trajtimin e ajrit janë ndërtuar për të ofruar rehatinë maksimale të mjediseve dhe sistemi i ndriçimit është zgjedhur dhe pozicionuar në mënyrë që të evitojë çdo lloj shqetësimi.
Rezultati përfundimtar i veprave ka arritur pritmëritë dhe qëllimet e vëna gjatë projektimit dhe sot, struktura na shfaqet si një pilastër i përsosmërisë së rehabilitimit. Qendra është një nga objektivat e programit të “Qendrës së Rehabilitimit dhe Mjeksisë Sportive” dhe ka parashikuar edhe përgatitjen e profesionistëve me një standart europian dhe ndërgjegjësimin mbi Fizioterapinë, me bashkëpunimin e Institucioneve të ndryshme akademike italiane, dhe deri më tani ka kontribuar në formimin e studentëve të kursit të fizioterapisë dhe diplomimin e profesionistëve dhe një rritje të ndërgjegjësimit mbi këtë temë nëpërmjet seminareve, konferencave, revistave dhe normativave ligjore.
Për më shumë informacion në lidhje me shërbimet që ofron Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive “Zoja e Këshillit të Mirë”, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://fzkm.org/qendra-e-rehabilitimit-dhe-mjekesise-sportive/sherbimet/
Kontakte:
- Kompleksi Spitalor Universitar "Zoja e Këshillit të Mirë"
- Rr.“Dritan Hoxha”, Tiranë, Shqipëri
- Tel: +355 4 227 3296
- E-mail: [email protected]