×

Konferenca,“Gjendja aktuale e farmakovigjilencës në Shqipëri: sfidat dhe perspektivat”, 8 Prill 2026

Në kuadër të aktiviteteve të projektit “Harmonizimi i Legjislacionit Farmaceutik Shqiptar me Direktivën Europiane të Barnave” (PHARM-EU), i cili përfshihet në modulin Jean Monnet dhe financohet nga programi Erasmus+ i BE-së, më datë 8 prill 2026, në orën 11:00, në aulën B105 të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, u zhvillua konferenca me temë: “Gjendja aktuale e farmakovigjilencës në Shqipëri: sfidat dhe perspektivat”.

Aktiviteti u moderua nga organizatorja shkencore e konferencës dhe koordinatorja e projektit PHARM-EU, Prof. Asoc. Malvina Hoxha, e cila theksoi rëndësinë e farmakovigjilencës si një instrument thelbësor për garantimin e sigurisë së barnave dhe mbrojtjen e shëndetit publik, duke nënvizuar njëkohësisht nevojën për përafrim të vazhdueshëm me standardet evropiane.

Dekani i Fakultetit të Farmacisë, Prof. Roberto Perrone, vuri në dukje rolin qëndror të farmacistit në proçesin e farmakovigjilencës, veçanërisht në raportimin e efekteve të padëshiruara të dyshuara të barnave dhe monitorimin e sigurisë së barnave në praktikën e përditshme.

Jovisa Marku, Specialiste e Farmakovigjilencës pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM), e angazhuar në aktivitetet e farmakovigjilencës, përfshirë raportimin e efekteve të padëshiruara dhe menaxhimin e sinjaleve, prezantoi zhvillimet më të fundit të farmakovigjilencës në Shqipëri, me fokus të veçantë në kuadrin legjislativ dhe ndryshimet e fundit rregullatore.

Hedie Haxhiu, Specialiste e Çështjeve Rregullatore, përgjegjëse për përgatitjen, mirëmbajtjen dhe përditësimin e CTD të barnave të prodhuara nga Profarma në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar, theksoi procedurat e raportimit dhe rëndësinë e njoftimit të saktë dhe në kohë të efekteve të padëshiruara të dyshuara të barnave.

Dorina Haruni, përfaqësuese mjekësore e zyrës Menarini në Shqipëri, paraqiti aspektet praktike të formularëve të raportimit të efekteve të padëshiruara, duke theksuar rëndësinë e mbledhjes së saktë të të dhënave në praktikën klinike.

Konferenca përfundoi me një diskutim ndërmjet pjesëmarrësve dhe panelit të folësve, gjatë të cilit u trajtuan sfidat kryesore aktuale të sistemit të farmakovigjilencës në Shqipëri dhe perspektivat e mundshme për të ardhmen.

Na ndiqni