Nga Prof. Bruno Zappacosta
Deri më tani, pandemia Coronavirus (COVID-19), e shkaktuar nga një koronavirusi i ri (SARS-COV-2), ka prodhuar më shumë se 2 milion infeksione dhe rreth 160,000 vdekje në të gjithë botën (1); shërbimet shëndetësore kombëtare janë përballur, shpesh me mjete jo të përshtatshme, me një sëmundje për të cilën nuk dihej pothuajse asgjë ose shumë pak.
Pjesa më e madhe e burimeve të disponueshme në sferën shëndetësore, njerëzore, logjistike dhe teknologjike u drejtuan menjëherë tek kjo emergjencë e re, si në repartet e spitaleve ashtu edhe të shërbimeve. Ky vendim i pashmangshëm nënkupton, për mjediset e kujdesit shëndetësor, nevojën për të kufizuar veprimtarinë ambulatoriale dhe shtrimin në spital vetëm për raste urgjente, duke zvogëluar kështu pranimet me zgjedhje, me qëllimin e dyfishtë shmangien e mundësisë së infektimit për pacientët dhe të sigurojë që struktura të mund të përballojë çdo mbingarkesë të papritur pacientësh me COVID-19.
Ashtu si shërbimet e tjera diagnostikuese (radiodiagnostika, citologjia), edhe Laboratori i Analizës u detyrua të korrigjojë disa rutina, dhe mbase të fusë edhe rutina të reja, aty ku nuk ka, për të përqëndruar forcat tek pacientët COVID-19.
Bazuar në informacionin e shpërndarë që nga fazat më të hershme të përhapjes së sëmundjes, patologjia Covid-19 mund të çonte mbase gabimisht për t’u përqëndruar në thelb në aspektin e frymëmarrjes, ndërsa në këta pacientë janë të rrezikshme edhe sëmundjet kardiovaskulare, dmth. – ndërlikime të shumë organeve dhe ato tromboembolike, vetëm për të përmendur disa nga ndërlikimet që prekin rrjedhën e sëmundjes dhe që kanë ndikim në frymëmarrje. (2,3)
Por në këtë dramë që po përjetohet nëpër spitale, çfarë roli luan laboratori? Situatat shëndetësore si COVID-19 e shohin laboratorin klinik të përfshirë, sigurisht në një masë të konsiderueshme, dhe çdo sektor i laboratorit ka dhënë ndihmesë me aftësi specifike në fazat e ndryshme të sëmundjes, nga diagnoza, tek kontrolli i trendit, tek mbikëqyrja epidemiologjike (4), duke treguar se aftësia për të reaguar në mënyrë efektive në rastin e një epidemie si kjo që është në zhvillim e sipër, bëhet kritike për ta kontrolluar dhe parandaluar infeksionin.
Pandemia e COVID-19 po i vendos sistemet e ndryshme shëndetësore kombëtare nën një trysni të madhe, dhe për këtë arsye, janë bërë përpjekje për të siguruar mjete të besueshme diagnostikuese, që do të lejonin identifikimin dhe izolimin e shpejtë të subjekteve të infektuar me virus. Sigurisht identifikimi i ARN viral përmes Real PCR (5,6) (falë sidomos gatishmërisë së shkencëtarëve kinezë, që i dhanë bashkësisë ndërkombëtare informacionin e nevojshëm në lidhje me gjenomin) në tamponët nazalë, orofaringealë, ose të lëngjeve të larjes bronkiale, megjithëse me disa kufizime që lidhen me problemet e marrjes së kampioneve (sasia e kampionit në dispozicion, vendi i marrjes), tekniko-organizative (koha e përgjigjes, trajnimi i stafit, vlefshmëria e kiteve komercialë) dhe atyre ekonomikë.
Sidoqoftë, ndërhyrja laboratorike nuk mund të kufizohet vetëm në fazën diagnostikuese. Në fakt, janë botuar tashmë disa studime që raportojnë parametra dëshmuar të dobishëm në monitorimin e trendit të sëmundjes dhe përparimin e saj të mundshëm drejt formave më të rënda. Mes tyre, sigurisht tregues të një përparimi jo favorizues rezultojnë limfopenia, rritja e niveleve të Interleukinës 6 (IL6), të Proteinës C reaktive (CRP), të dehidrogjenazës laktike (LDH), Troponinës, një përqëndrim i zvogëluar i Albuminës dhe ndryshimin e disa indekseve të koagulimit si D-dimer dhe kohën e Protrombinës. Përfshirja e sistemit imunitar, megjithëse nuk është efektiv për parashikimin e prognozës, dëshmohet nga ulja e qarkullimit të CD8 + dhe CD4 + e shoqëruar me përkeqësimin e kushteve klinike. (7,8)
Një tjetër instrument që ka laboratori, i cili mund t’i përgjigjet disa pyetjeve gjatë infeksionit COVID-19, përfaqësohet nga teste sierologjike, që identifikojnë antitrupat (IgG dhe IgM) anti SARS-CoV-2, aktualisht akoma objekt për diskutim si në nivel shkencor ashtu edhe politik. Këto hetime do të kishin përparësinë e monitorimit të infeksionit në fazat e ndryshme të sëmundjes, veçanërisht si një kontroll i ecurisë së sëmundjes dhe si një mjet mbikëqyrës epidemiologjik, pasi ende nuk mund të zëvendësojë plotësisht RT-PCR për diagnozën e infeksionit viral.
Interesimi i madh rreth aplikimit në shkallë të gjerë të testeve sierologjike bazohet, mbi të gjitha, në idenë e studimit të popullatës asimptomatike ose me simptoma modeste, mbase duke u dhënë përparësi punonjësve shëndetësorë, për të sqaruar përqindjen reale të popullsisë që ra në kontakt me virusin dhe, rrjedhimisht, në gjendjen e përgjithshme të imunizimit.
Oferta e këtyre testeve, nga prodhuesit, është në rritje të vazhdueshme, por ende nuk ka studime efikase sa duhet në dispozicion për ta orientuar më mirë zgjedhjen; janë propozuar dhe vlerësuar teste sierologjike duke përdorur metoda të ndryshme: IFA, ELISA, CLIA. Kohët e fundit janë hedhur në treg edhe teste të shpejta imunokromatografike, në besueshmërinë e të cilave, sidoqoftë, mendimet nuk janë akoma të njëzëshme (4,7).
Potenciali, i treguar vetëm pjesërisht, i një laboratori në trajtimin e pandemisë së COVID-19, nuk mund të injorojë gatishmërinë e personelit shëndetësor i aftë të përballojë emergjencën dhe të ketë aftësi specifike, furnizimin me pajisje të përshtatshme dhe diagnostikuese, infrastrukturë e përshtatshme. Personeli laboratorik është i formuar që gjithmonë të punojë në kushte të sigurta, duke e ditur që çdo kampion biologjik duhet të konsiderohet potencialisht infektiv por, në këtë çast të veçantë, masat paraprake shtesë që janë marrë reflektojnë seriozitetin e situatës dhe rrezikun e materialeve, prej të cilave mund të izolohet virusi dhe me të cilët operatorët mund të kenë kontakt (pështyma, sekrecione të traktit respirator, gjaku, urina, feçet). Për këto arsye, vëmendje e veçantë këshillohet në rastin e trajtimit të kampioneve, përgatitja e të cilëve përfshin manovra që mund të përcaktojnë formimin e aerosoleve; për këto procedura, përdorimi i kabineteve të sigurisë biologjike të Klasit II (9) është i detyrueshëm.
Një angazhim që absolutisht nuk mund të anashkalohet nga drejtuesit e laboratorit dhe të institucionit shëndetësor, ka të bëjë me aftësimin e personelit në përdorimin korrekt të pajisjeve mbrojtëse, kufizimin e hyrjes në laborator dhe kontrollin e proçedurave të dezifektimit të mjediseve dhe sipërfaqeve të punës.
Edhe për laboratorët, si për të gjitha njësitë e tjera operative të institucioneve të kujdesit shëndetësor, emergjenca COVID-19 ka paraqitur sigurisht një sfidë të rëndësishme të cilën, megjithatë, ne do të fitojmë duke u mbështetur në profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e të gjitha figurave të përfshira.
Bibliografia
- www.salute.gov.it
- Driggin E, Madhavan MV, Bikdeli B et al. Cardiovascular considerations for patients health care workers and health systems during the coronavirus disease 2019 (COVID-19) pandemic. JAMA 2020 (e-pub ahead of print). Doi: 101016/j.jacc.2020.03.031
- Huang C, Wang Y, Li X et al. Clinical features of patients infected with 2019 novel coronavirus in Wuhan, China. Lancet 2020; 395 (10223): 497-506
- Lippi G and Plebani M. The critical role of laboratory medicine during coronarovirus disease 2019 (COVID-19) and other viral outbreaks. Clin Chem Lab Med 2020 (e-pub ahead of print) doi.org/10.1515/cclm-2020-0240
- Corman VM, Landt O, Kaiser M et al. Detection of 2019 novel coronarovirus (2019-nCoV) by real-time RT-PCR. Euro Surveill 2020:25 doi: 10.2807/1560-7917. ES 2020.25.3.2000045
- World Health Organization. 2019 laboratory testing for coronarovirus (COVIV-19 in 2020). March 2 interim guidance: suspected human cases. World Health Organization (Available from: https//apps.who.int/iris/handle/10665/331329
- Infantino M, Damiani A, Li Gobbi F et al. Serological assays for SARS-COV-2 infections disease: benefits, limitations and perspectives. IMAJ 2020; 22: 203-210
- Favaloro EJ, Lippi G. Recommendations for minimal laboratory testing panels in patients with COVID-19: potential for prognostic monitoring. Sem ThrombHemost published online 2020-04-12
- Pambuccian SE. The COVID-19 pandemic: implications for the cytology laboratory. Journal of the American Society of Cytology 2020; xx:1-10