×

SEMINAR: “Qëndrueshmëria gjuhësore në një kontekst ndërkombëtar”

Më 1 qershor 2023 është zhvilluar Seminari me temë “Qëndrueshmëria gjuhësore në një kontekst ndërkombëtar” organizuar nga Qendra Universitare e Gjuhëve “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Universitetin Katolik Sacro Cuore të Milanos dhe Osservatorio di terminologie e politiche lingusitiche.


Më 1 qershor 2023 është zhvilluar Seminari me temë “Qëndrueshmëria gjuhësore në një kontekst ndërkombëtar” organizuar nga Qendra Universitare e Gjuhëve “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Universitetin Katolik Sacro Cuore të Milanos dhe Osservatorio di terminologie e politiche lingusitiche. Kanë përshëndetur pjesëmarrësit në Seminar Rektori UKZKM, Prof. Leonardo Palombi, Presidenti i Fondacionit ZKM, Fr. Ruggero Valentini, Drejtori i Qendrës Universitare të Gjuhëve ZKM, Prof. Natalina Hoti. 
Temat e trajtuara: 

  • “Companion Volume i KPERGJ: aktiviteti i ndërmjetësimit në klasat e gjuhëve” (Prof. Silvia Gilardoni);
  • “Glotodidaktika e lojës: shembuj praktikash të mira në kontekst universitar” (Prof.ssa Maria Vittoria Lo Presti);
  • “Prezantimi i projektit kërkimor mes Universitetit Katolik ZKM dhe Universitetit Katolik Sacro Cuore: “Italishtja L2 in Shqipëri në kontekst universitar: nga nevojat e studentëve te praktikat didaktike” (Natalina Hoti, Silvia Gilardoni, Maria Vittoria Lo Presti).

Në Seminar kanë marrë pjesë profesorë, student, staf të UKZKM, Universitetit Katolik Sacro Cuore te Milanos, Universiteti i Sienës, Universiteti Ca’ Foscari i Venecias, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Shkodrës dhe mësues nga shkolla publike dhe private në Shqipëri.
Ky Seminar është tregues i një bashkëpunimi të vazhdueshëm dhe shumëvjeçar mes instritucioneve të ndryshme.


Na ndiqni