×

Ador Kociraj

Ador Kociraj është diplomuar në Programin e Studimit “Ekonomi Ndërmarrjeje” pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në vitin 2015.


Ador Kociraj është diplomuar në Programin e Studimit “Ekonomi Ndërmarrjeje” pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në vitin 2015.

Pasi punoi për dy vjet si lektor i jashtëm i Biostatistikës në Universitetin e Elbasanit, vendosi të transferohej në Itali për të vazhduar studimet master për “Menaxhim” pranë Universitetit Katolik “Sacro Cuore”, të Milanos. Aktualisht, është i punësuar si "Përgjegjës i Zonës Rajonale" në zyrën e Marketingut dhe Rekrutimit Ndërkombëtar në fushën e Angazhimit Global në po të njëjtin Universitet.

Diploma e marrë në Shqipëri ka rezultuar thelbësore në lehtësimin e të kuptuarit të sistemit arsimor italian dhe dinamikës së tij. Aftësitë e fituara kanë rezultuar të çmuara në rolin e tij aktual, veçanërisht në ardhjen në ndihmë ndaj studentëve ndërkombëtarë për eksplorimin e ofertave arsimore të Universitetit Katolik “Sacro Cuore “si edhe për ndihmën gjatë fazave të regjistrimit.

Përvoja e tij akademike dhe profesionale pasqyron një rrugëtim të suksesshëm i cili integron njohuritë ndërkombëtare dhe kuptimin shumë të mirë të kontekstit akademik italian.


Na ndiqni