Aleksandër Muça është diplomuar në Programin e Studimit Infermieri në vitin 2018 në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Në vitin 2020 filloi të punojë në Itali në provincën e Cuneo-s në një strukturë rehabilitimi. Duke pasur dëshirën për të bërë eksperienca të reja pune dhe falë diplomës së tij ai pati mundësinë të rritet, ndaj u transferua në Torino ku filloi të punonte në një Strukturë Spitalore me pacientë në gjendje vegjetative. Një përvojë shumë formuese ku ai zbatoi njohuritë e marra nga Universiteti.
Në shtator të vitit 2022 filloi punën në Qendrën Onkologjike “Istituto di Candiolo” (IRCCS - Istituto di Ricovero e Cura a Carattere Scientifico).
Një strukturë shumë e njohur jo vetëm në Itali por edhe në mbarë botën për trajtimet inovative në trajtimin e tumoreve.
Aktualisht Dr. Muça po vazhdon studimet Master në “Kujdesi Shëndetësor në Fazat Kritike”.
Personalisht zgjodha këtë universitet sepse ka një formim akademik të plotë ku japin leksione Profesorët më të mirë italianë dhe shqiptarë, dhe njohje e diplomës në nivel europian.
I këshilloj maturantët që të zgjedhin këtë universitet për të marrë një formim të plotë akademik dhe për të pasur shumë zgjedhje profesionale në karrierën e tyre.
Faleminderit Universitetit që më dha mundësinë të ndaj përvojën time personale me të gjithë.