Dr. Luis Luniku është diplomuar në Programin e Studimit Fizioterapi pranë Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" në vitin 2017. Pasi përfundoi studimet vendosi të transferohej në Gjermani, ku ka njëhsuar Diplomën. Pas pesë vitesh përvojë pune në fushën e fizioterapisë në Gjermani, hapi klinikën e tij “PhysioSport Triumph”, në vitin 2023, në qytetin e Düsseldorf, ku aktualisht banon.
Luis shprehet se falë formimit të mirë akademik që ka marrë në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", që nga periudha e studimeve është ndjerë i përgatitur për të hyrë si profesionist në tregun evropian të punës. I motivuar nga kjo ndjenjë gatishmërie dhe vendosmërie, vendosi të realizojë ëndrrën e tij duke hapur një klinikë fizioterapie jashtë vendit, duke përfituar nga diploma evropiane.