×

Denisa Boçi

Denisa Boçi u diplomua në vitin 2010 në Programin e Studimit Infermieristike, në Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të mirë".


Denisa Boçi u diplomua në vitin 2010 në Programin e Studimit Infermieristike, në Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të mirë". 

Zgjodhi Universitetin tonë si universiteti më i kualifikuar në Shqipëri për përgatitjen e infermierëve, i cili ofronte një biletë të sigurtë për punësimin dhe rritjen profesionale.

Në vitin 2012 u transferua në Milano, Itali ku filloi punë në Spitalin Auxologico dhe ndërkohë jepte mësim për operatorët shëndetësorë socialë në disa shkolla formimi të njohura nga Rajoni i Lombardisë.

Në vitin 2019 u specializua në menaxhimin e plagëve në Universitetin "Vita-Salute San Raffaele”; Në 2020 specializohet si infermiere e dedikuar për aparatet teknologjike për pacientët diabetik, në Spitalin Sacco.

Aktualisht punon si specialiste në territorin e Milanos për kurimin e plagëve dhe menaxhimin e teknologjive të reja në fushën e diabetit.

Merr pjesë si relatore në Kongrese e kurse të organizuara për personelin shëndetësor, studentët e infermierisë e për pacientët në fushën e diabetit.

Punon për dy nga firmat farmaceutike më të rëndësishme në fushën e aparateve teknologjike për diabetin, Medtronic dhe Abbot, në rolin e specialistes në edukimin dhe përdorimin e këtyre aparaturave tek pacientët diabetik.

Denisa punon gjithashtu edhe për sistemin shëndetësor të Rajonit Lombard si një nga 3 anëtaret e komisionit për diplomimin e operatorëve shëndetësorë socialë në rolin e ekspertes në asistencën e pacientëve.

Të gjitha rolet e sapo përmendura i mbulon si profesioniste e pavarur e mbi të gjitha nënë e 2 fëmijëve të mrekullueshëm 4 dhe 7 vjeç.

Mesazhi i saj për studentët e rinj: “Profesioni ynë është jo vetëm shumë njerëzor por edhe një profesion që mund të falë shumë kënaqësi profesionale e personale dhe UNIZKM është rruga e duhur për të arritur objektivat tuaja”.

Web:

https://shqiptarja.com/lajm/ishin-ne-ne-kohen-dhe-vendin-e-duhur-njihuni-me-infermieren-shqiptare-dhe-partnerin-e-saj-qe-i-shpetuan-jeten-nje-gruaje-gjate-fluturimit-tiranebergamo


Na ndiqni