Dr. Trëndafile Korri u diplomua në vitin 2016 në Mjekësi dhe Kirurgji në Universitetin Katolik
"Zoja e Këshillit të Mirë", në vitin 2018 nis specializimin 4 vjeçar për Onkologji pranë QSUT.
Dr. Korri ka një eksperiencë të gjatë në fushën e mjekësisë ku ka punuar si mjeke familje, mjeke urgjence (5 vite në Durrës) si edhe nëpër organizata humanitare.
Aktualisht Dok. Korri është e punësuar pranë spitalit Amerikan si mjeke onkologe, si edhe ofron kontributin e saj pranë Sue Ryder Care Albania i cili është sherbim hospis paliativ për pacientët onkologjik për rrethin e Durrësit.
Dok. Korri shprehet se ka zgjedhur të kryente studimet e saj në UKZKM sepse kishte shumë dëshirë të merrte një formim evropian për degën e mjekësisë dhe UKZKM ishte një mundësi për t’u arsimuar me standarte europiane pa qenë nevoja të lëvizte nga Shpipëria, një tjetër motiv ishte mësimdhënia nga profesorët më të mirë qe vinin nga Italia si edhe literatura bashkëkohore.
Doktoresha shprehet se i kujton me shumë nostalgji vitet e saj të studimit në UKZKM dhe ka një mesazh për studentët e rinj që zgjedhin të studiojnë në UKZKM:
“I kam orientuar drejt UKZKM dhe vazhdoj ta bëj me brezat më të vegjël sepse është një mundësi e artë për t’u arsimuar me më të mirët, pa burokraci, me një sistem elitar edukimi dhe me meritë të plotë, gjë që e theksoj në mënyrë absolute.
Studimet e kryera tek UKZKM më kanë diferencuar gjithmonë në tregun e punës”.