Dr. Sueld Hyseni është diplomuar në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Programin e Studimit Mjekësi dhe Kirurgji në vitin 2021. Më pas, në vitin 2022 u kualifikua për të punuar si kirurg pranë Universitetit të Perugia-s.
Ka ndërmarrë më vonë një rrugëtim profesional në Bavari të Gjermanisë, pranë klinikës rehabilituese “Klinik Wartenberg”. Synimi i tij është të specializohet në fushën e Mjekësisë së Brendshme.
Kontrata me klinikën bavareze është fryt i suksesit të arritur përmes një njoftimi të publikuar nga zyra e orientimit të karrierës së Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, zyrë e cila ruan bashkëpunime me struktura të ndryshme spitalore.
Sueldi thekson se diploma e marrë nga universiteti ynë e bëri më të lehtë hyrjen në tregun gjerman të punës, pa pasur nevojë për provime të tjera. Një pasaportë për të punuar menjëherë si mjek i kualifikuar.