×

Eda Fani

Eda Fani, ish-studente e gjeneratës së parë të programit "Odontoiatri dhe proteza dentare" u diplomua me rezultate maksimale në UCNSBC, në vitin 2010. Në vitin 2011, hapi klinikën e saj ku ofron shërbime të specializuara, veçanërisht në "Ortodonci" dhe "Estetikë Faciale".


Eda Fani, ish-studente e gjeneratës së parë të programit "Odontoiatri dhe proteza dentare" u diplomua me rezultate maksimale në UCNSBC, në vitin 2010.

Në vitin 2011, hapi klinikën e saj ku ofron shërbime të specializuara, veçanërisht në "Ortodonci" dhe "Estetikë Faciale". Diploma e dyfishtë e ndihmoi atë në hapat e saj të parë të karrierës, duke e lejuar të merrte Licencën Evropiane në vitin 2011, në Universitetin e Romës "Tor Vergata", në Itali.

Në vitin 2012 përfundoi masterin në "Ekonomi dhe Menaxhim të Shërbimeve Shëndetësore" në Universitetin "La Sapienza" të Romës, gjithashtu ndoqi disa kurse trajnimi në "Ortodonci" dhe "Estetikë Faciale" në Shqipëri dhe jashtë saj.

Eda gëzon një përvojë pune në Universitetin Mjekësor të Tiranës, si drejtuese e kurrikulës dhe programeve mësimore, si dhe asistente për profesorë të huaj, në kurse të ndryshme formimi ortodoncie në kompani të ndryshme private.

Na ndiqni