Diplomuar në vitin 2010 në "Fizioterapi", Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Pas diplomimit kreu disa studime të tjera si: Master i nivelit I në "Fizioterapi Pediatrike" në Universitetin e Firencës pranë spitalit pediatrik “Meyer”, Master Shkencor në "Shkencat Teknike të Sportit dhe Veprimtaritë Motorike Parandaluese dhe të Përshtatura" në Spitalin Universitar Careggi, Firence, gjithashtu ndjek Doktoraturën në “Shkenca Infermieristike dhe Shëndet Publik” në Tor Vergata, Romë.
Emanuela ka ushtruar profesionin si fizioterapiste që nga viti 2011 në struktura të ndryshme spitalore në Firence, specialiste në rehabilitimin e dëmtimeve të shtyllës kurrizore tek fëmijët dhe të rriturit.
Që nga viti 2015 është pjesë e stafit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe aktualisht është koordinatore e programit të studimit në Fizioterapi, gjithashtu pedagoge e lëndës “Shkenca Infermieristike dhe Teknika Neuropsikiatrike dhe Rehabilituese”.
Është kenaqësi që të Diplomuarit tanë japin kontributin e tyre në Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.