×

Enkeleda Gjini

U diplomua në vitin 2008 në Infermieristikë, në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ku edhe ndoqi studimet master në “Shkencat Infermieristike dhe Obstetrike”.


U diplomua në vitin 2008 në Infermieristikë, në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ku edhe ndoqi studimet master në “Shkencat Infermieristike dhe Obstetrike”.

Në vitin 2020 përfundoi Masterin në  Europrojektim 2021-2027, Europe Business School - EU Inovation. Gjithashtu, Enkeleda përfundoi studimet Doktorale në “Shkenca Infermieristike dhe Shëndet Publik” në Universitetin e Romës “Tor Vergata”, dhe në vitin 2022  filloi Master të nivelit të parë në Bioetikë në pediatri në Universitetin e LUMSA.

Që nga viti 2008 është pjesë e stafit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, ku ka mbajtur pozicione të ndryshme të tilla si udhëheqëse e praktikave profesionale të studentëve të infermierisë, drejtuese e Laboratorëve të Mjekësisë, kërkuese shkencore në Departamentin e Shkencave Biomjekësore të Stomatologjisë dhe nga viti 2021 mban edhe funksionin e Koordinatores së Programit të Studimit  në Infermieristikë.

E diplomuara jonë e specializuar në “Simulim të Avancuar” në Universitetin dhe Spitalin “San Martino” të Xhenovas, ka sjellë një realitet të ri në Qendrën e Simulimit të Universitetit tonë.


Na ndiqni