Universiteti ynë ka marrë Kartën Erasmus për Arsimin e Lartë, për periudhën 2021-2027, akreditim i dhënë nga Komisioni Evropian për Institucionet e Arsimit të Lartë që mund të marrin pjesë aktive në programet e shkëmbimit dhe bashkëpunimit evropian dhe ndërkombëtar në kuadër të Erasmus+, Programit evropian për Arsim, Formim, Rini dhe Sport.
Ky rezultat është një arritje domethënëse për universitetin tonë i cili pasqyron përkushtimin dhe punën që kemi treguar ndër vite në promovimin e standardeve ndërkombëtare të arsimit dhe bashkëpunimit akademik.
Karta Erasmus për Arsimin e Lartë përcakton parimet e përgjithshme të cilësisë për menaxhimin e aktiviteteve të programit Erasmus+ dhe siguron që universiteti ynë do të respektojë kriteret rigoroze për sa i përket njogjes së krediteve, transparencës, përfshirjes, barazisë dhe cilësisë së përvojës arsimore dhe administrative dhe se si ne synojmë t'i përmbahemi parimeve të reja të Programit, pra Gjithëpërfshirjes, Digjitalizimit, Qëndrueshmërisë së gjelbër dhe Angazhimit qytetar.
Marrja e Kartës i mundëson universitetit tonë të vazhdojë të marrë pjesë në një gamë të gjerë aktivitetesh të ofruara nga programi Erasmus+, ndër të cilat: Shkëmbimi i Studentëve dhe Personelit, Partneritetet Strategjike (krijimi dhe forcimi i bashkëpunimeve me institucione akademike dhe organizata nga e gjithë Evropa, duke promovuar projekte inovative dhe duke ndarë praktika të mira) dhe Projektet e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (që synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe formimit, duke kontribuar në modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e aktiviteteve tona akademike).