×

EUROPEAN FEDERATION OFCATHOLIC UNIVERSITIES GENERAL ASSEMBLY

Universiteti Katolik ‘Zoja e Këshillit të Mirë’ sjell në Tiranë takimin më të rëndësishëm për komunitetin e universiteteve katolike në Evropë FUCE 2022


Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” pret Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Evropiane të Universiteteve Katolike në datat 20-22 tetor 2022.

E themeluar në vitin 1991, «Federata e Universiteteve Katolike Evropiane dhe Libanit» (FUCE) përfshin 56 universitete katolike nga 17 vende të Evropës dhe 6 universitete nga Libani. Roli i FUCE në komunitetin evropian të universiteteve katolike është thelbësor. FUCE inkurajon dhe frymëzon Universitetet Katolike që të krijojnë dhe forcojnë lidhjet e drejtpërdrejta me anë të takimeve të shpeshta dhe projekteve bashkëpunuese. Në praktikë, FUCE ndihmon Universitetet Katolike që dëshirojnë të vendosin dhe krijojnë ura komunikimi ndërmjet gjeografive dhe realiteteve shoqërore, duke nxitur bashkëpunimin midis disiplinave dhe mënyrave të dhënies të njohurive. Në të njëjtën kohë, FUCE synon të nxisë hapësirat e dialogut ndërmjet anëtarëve, institucioneve, studiuesve dhe ndërmjet tyre dhe aktorëve të tjerë shoqërorë. Federata fokusohet kryesisht në ndihmesën e anëtarëve të saj për të kryer misionin e tyre në botën bashkëkohore; kontribuon në përcimin e dijes dhe zhvillimin e një bote më të drejtë dhe njerëzore nën dritën e arsyes dhe besimit të krishterë.

Universiteti Katolik ‘Zoja e Këshillit të Mirë’ ka qenë prej shumë vitesh anëtare e FUCE-së dhe më pas është zgjedhur të jetë mikpritës i asamblesë së përgjithshme dhe gjithashtu ka pasur mundësinë të kontribuojë në programin e punës së këtij eventi. Në asamblenë e përgjithshme Rektorët e Universiteteve Katolike mblidhen për të diskutuar mbi sfidat përkatëse me të cilat përballen në ditët e sotme universitetet katolike. Kjo asamble vjetore është takimi më i rëndësishëm për komunitetin e universiteteve katolike në Evropë. UNIZKM do të kujdeset për organizimin e përgjithshëm të këtij eventi si dhe për njohjen publike të tij. Dy të ftuar të shquar do të hapin asamblenë më 20 tetor Ministrja e Arsimit znj. Evis Kushi dhe SH.T. Mons. Zani, Arkivist dhe Bibliotekar i Kishës së Shenjtë Romake, do të mbajë një fjalim mbi paktin global për arsimin. Më 21 tetor, rektorët do t'i bashkohen sesioneve të punës dhe paneleve për të diskutuar çështjet kryesore bashkëkohore. Në këtë kuadër, UNIZKM ka kontribuar në këtë program duke organizuar panelet “Universitetet Katolike përballë shoqërive ndërkulturore dhe ndërfetare” dhe “Universitetet Katolike që mbështesin paqen, dialogun dhe solidaritetin”. E para synon të diskutojë çështjet dhe kompleksitetin e menaxhimit të universiteteve fetare në shoqëri ndërfetare. UNIZKM në Shqipëri e ka promovuar këtë dialog dhe reflektime prej disa vitesh në disa takime. Paneli i dytë do të fokusohet në praktikën për të hulumtuar dhe mësuar mbi paqen brenda universiteteve. Edhe në këtë rast UNIZKM do të sjellë në universitetet e tjera katolike përvojën e tij e cila ka marrë formë në vitet e fundit përmes aktiviteteve të CESPIC (Qendra Evropiane e Shkencës, Integrimit dhe Bashkëpunimit të Paqes) që nga viti 2016.

Universiteti Katolik ‘Zoja e Këshillit të Mirë’ po sjell në Tiranë takimin më të rëndësishëm për komunitetin e universiteteve katolike në Evropë. Ky do të jetë rasti që UNIZKM të prezantojë përparimet e arritura në vitet e fundit duke e prezantuar niversitetin por edhe Tiranën para një komuniteti të gjerë studiuesish të dalluar nga e gjithë Europa.

 


Na ndiqni