E diplomuar në vitin 2012 për Mjekësi dhe Kirurgji në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, ka dhënë menjëherë provimin e licencës për të ushtruar profesionin në Universitetin e Romës “Tor Vergata”.
Në vitin 2019 ka përfunduar Specializimin afatgjatë në Kardiologji, dhe aktualisht është duke ndjekur Doktoratën Ndërkombëtare në “Hipertension Arterial dhe Biologji Vaskulare” në Universitetin “La Sapienza” të Romës.
Nga viti 2014 është pjesë e stafit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, si Pedagoge e Anatomisë Humane.
Aktualisht punon si mjeke kardiologe si dhe mban pozicionin e Koordinatores së Mjekësisë Interne në Spitalin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"