Diplomuar në vitin 2010 në Fakultetin e Farmacisë pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, menjëherë pas kësaj Fatmira mbrojti provimin e shtetit dhe është anëtare e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë. Fatmira është pjesëmarrëse e shumë seminareve dhe konferencave brenda dhe jashtë vendit.
Që nga viti 2012 Fatmira ushtron profesionin pranë Farmacisë IDIAL dhe prej vitit 2015 ka marrë detyrën si drejtuese teknike pranë kësaj farmacie.